Të mërkurën në ora 15:30, në Stacionin Policor të Gostivarit, një grua 51-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 12:00, në bulevardin “Goce Dellçev”, është shqetësuar nga R.B. nga Gostivari. Sipas denoncimit, derisa ajo po drejtonte automjetin “Volkswagen Tiguan”, i denoncuari me një automjet “Ford” ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka frenuar vrullshëm, ka hapur derën e automjetit të saj dhe e ka ofenduar. Më pas, sipas raportimit, ai ka vazhduar ta ndjekë me automjet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Trending










