Në afërsi të vijës kufitare me Greqinë, në zonën e fshatit Bogorodicë, dje rreth orës 02:30, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria U. Sh. (48) nga Shkupi, nën dyshimin se me një automjet pasagjerësh “Toyota Corolla” me targa italiane ka transportuar pesë emigrantë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, emigrantët janë shtetas të Vietnamit.
Me urdhër të prokurorit publik, U. Sh. është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug” në Gjevgjeli.










