SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.J. (24) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vepër penale e vazhdueshme e mashtrimit”.
Gjatë viteve 2025 dhe 2026, e denoncuara, përmes një profili në rrjetin social Fejsbuk, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se ka pasur në dispozicion banesa me qira, ka mashtruar katër persona nga Tetova, dhe ka pranuar para prej tyre si paradhënie për qiranë, ndërsa pas pranimit të mjeteve financiare nuk i ka siguruar banesat e premtuara, me çka ka fituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 45.900 denarësh.










