Trendy

Ministri i Qeveris Rama për shqiptarët e Maqedonis: Po ata idiotët shqiptarë atje, çfar thonë?

Para 3 orë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh që ai e cilëson si shqetësues nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, duke ngritur pikëpyetje mbi etikën dhe standardet e përfaqësimit diplomatik.

Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se mesazhet e shkëmbyera në një grup komunikimi të brendshëm në Ministrinë e Jashtme përmbajnë gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, çka, sipas tij, është e papranueshme për një zyrtar të nivelit të lartë. Ai i kërkon ministrit të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, duke theksuar se standarde të tilla nuk përputhen me rolin e një kryediplomati.

Postimi në FB:

Është pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.

Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.

Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në ëhatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.

Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.

Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme.

Ka vetëm një mënyrë që ai të provojë se ka shërbyer në qendrat më të rëndësishme të botës.

Të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, ashtu siç do bënte një diplomat karriere në Bruksel, Neë-York, NATO, Paris, e kudo në perendim.

Trending