Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike që të propozojnë tre emra për president, duke ofruar të gjitha nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie dhe
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike dhe Lidhjen Demokratike që të propozojnë tre emra për president, duke ofruar të gjitha nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie dhe tërheqjen e kandidaturave të Glauk Konjufcës e Fatmire Mulhaxhës.
Në një njoftim të shtunën, LVV-ja ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë të premten në mbrëmje ka vendosur të ndërmarrë “edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues”.
Në ftesën për dy partitë, VV-ja ka thënë që kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë dhe jashtë skenës aktuale politike.
“Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të. Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike. Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, thuhet në njoftim të VV-së.
Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin, ose Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare. VV-ja ka thënë se për shkak të këtij afati, pret përgjigje nga PDK-ja dhe LDK-ja deri të dielën në mbrëmje (26 prill).










