Trendy

Reformat mungojnë, por jo dhe optimizmi i RMV-së: Vendit i kërcënohet humbja e miliona eurove për dështimin drejt BE-së

Para 4 orë

Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë vendimtare sa i përket përfitimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian, ndërsa të dhënat tregojnë qartë se mungesa e reformave po e lë vendin pa qasje në dhjetëra miliona euro të planifikuara. Edhe pse tabela e Instrumentit për Reformën dhe Rritjen paraqet nivele të larta potenciale financimi për vitet 2025 dhe 2026, të njëjtat me po aq potencialitet rrezikohen të humben. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara. Bëhet fjalë për rreth 52 milionë euro parafinancim, si mbështetje fillestare, dhe një këst shtesë prej vetëm 8 milionë eurosh të lëshuar në shtator 2025 për reformat e realizuara gjatë vitit 2024. Për të gjitha fazat e tjera të lidhura me reformat konkrete, nuk ka fonde të reja. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e mjeteve mbetet e bllokuar dhe e kushtëzuar nga përmbushja e obligimeve që deri tani nuk janë realizuar, raporton Portalb.mk.

Trending