Trendy

Suksesi historik: Talenti Alban Hamidi rrëmben medaljen e argjendtë në Paris

Para 3 orë

Nxënësi i shkollës “Zef Lush Marku” nga Shkupi fiton medaljen e argjendtë në Paris. Bëhet fjalë për Alban Hamidi, i cili ka shkëlqyer në sportin e mundjes në garën evropiane në Paris si mundës i KM “Liria” të Shkupit. Ai edhe përkundër rekomandimeve të mjekëve që nuk ishte mirë me shëndet për të garuar, megjithatë ai nuk u ndalua dhe i hyri sfidës.

Përpos tij, klubi i Mundjes “Liria” shkëlqeu në Paris edhe me garues të tjerë duke u kthyer me katër medalje nga turneu prestigjioz ndërkombëtar “Cristo Lutte” 2026, i mbajtur në Paris, Francë, përcjell INA.

Ky sukses është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit të sportistëve të rinj me trajnerin udhëheqës të ekipit Artan Rexhepi:

🥈 Alban Hamidi – Medalje e Argjendtë (92 kg, U17)
🥉 Emir Reçica – Medalje e Bronztë (60 kg, U17)
🥉 Danijal Veseli – Medalje e Bronztë (71 kg, U17)
🥉 Omer Ismaili – Medalje e Bronztë (62 kg, U15) (INA)

Trending