BDI: Skandaloze, VMRO paralajmëron kamxhikosjen e qytetarëve për shkak të Kryeministrit shqiptar

Autori

Autori

Portali Tetova

March 2, 2024, 04:03

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër deklaratën e sotme të VMRO DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës për kamxhikosjen е votuesve dhe zgjedhjeve në vendin tonë.

Edhe para se të bëhen pjesë e listаve të kandidatëve për President, VMRO-DPMNE dhe Gordana përmes shfaqjes së një sinqeriteti fatkeq paralajmëruan kamxhikun e tyre për të gjithë ata që nuk mendojnë si ata.

Kryeministri shqiptar është realitet dhe do të jetë realitet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit në Kuvend me shumicë prej 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit.

Një shumicë prej dy të tretash siguron konsensus shoqëror dhe mbipartiak me mbi 80 vota në Parlament.

Ndërsa shumica e Badenterit siguron konsensus etnik për të parandaluar mbivotimin etnik dhe imponimin e vullnetit vetëm të dy partive më të mëdha politike maqedonase.

VMRO DPMNE dhe humbësja Gordana nuk u distancuan nga Rusia dhe nuk u rreshtuan me Europën.

Prandaj, qytetarët duhet të përqendrojnë votën e tyre për partinë më stabile, me çka do të arrihet qëllimi dhe do të ndalohet Rusia dhe ndikimin rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të promovuar një efekt domino në të gjithë rajonin./tvklan.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
Adnan-Azizi
Zyrtare, do të ketë votim në Llërcë, Fronti Evropian rrezikon një deputet
fatmir izairi
Fatmir Izairi thumbon Emir Sulejmanin: Jam me Ali Ahmetin
IMG_8909
Merita Koxhaxhiku nga VLEN duhet ta udhëheqë seancën konstituive, nëse refuzon – radha i bie Ali Ahmetit
IMG_8908
Shkupjani i denoncon në Polici dy haraçinas, thotë se e rrahën në parking në Çair
IMG_8906
NASA po planifikon të ndërtojë hekurudhë në Hënë, ja si do të funksionojë
IMG_8897
Rikthehen shtëpizat në sheshin “Maqedonia”! Arsovska: S’janë vetëm për “Vitin e Ri”, por edhe për nevoja tjera

DIASPORA