Trendy

Pastrohet Xhamia në qendër të Prilepit, apel për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Para 2 muaj

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” – Prilep, së bashku me vullnetarë nga Bashkësia Fetare Islame dhe nën mbikëqyrjen e ekspertëve nga Enti dhe Muzeu, sot realizuan një aksion përfundimtar për pastrimin e brendësisë së xhamisë në zonën qendrore të qytetit, përcjell tetova1

Në kuadër të aksionit u hoq bari i rritur, drunjtë e mbirë vetvetiu, si dhe mbeturinat e hedhura nga qytetarë të papërgjegjshëm. Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për një objekt me status monument kulture, i cili është nën mbrojtjen e Entit dhe Muzeut.

Nga institucionet u bëhet thirrje qytetarëve dhe pronarëve të dyqaneve që të mos hedhin mbeturina brenda xhamisë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe pastërtisë publike./tetova1.mk

Trending