Trendy

23-vjeçari me “BMW” humb kontrollin – dëmtohen shtylla dhe një dyqan, shkaktohet dëm i madh material

Para 3 orë

Një incident i rëndë trafiku ka ndodhur herët në mëngjes në Rosoman, ku një shofer 23-vjeçar me veturë “BMW” ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën lokale dhe në një objekt afarist, përcjellë Tema.mk.

Sipas informacioneve nga SPB Veles, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 në rrugën “Proleterska” në Rosoman, kur automjeti me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.M. (23) nga Rosomani, ka humbur kontrollin për shkaqe ende të panjohura.Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi hetimor nga SPB Kavadar, i cili ka konstatuar dëme të mëdha materiale.

Trending