Trendy

VLEN: Blerim Bexheti dhe vlerat europiane, parodia e radhës nga BDI-ja

Para 4 orë

VLEN e konsideron si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së, e cila më shumë i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht.

BDI ofendon rëndë BE-në dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane.

E rikujtojmë për opinionin se Blerim Bexheti, si funksionar i përjetshëm i BDI-së, është sinonim i politikës kundër çdo vlere europiane.

Si deputet, si kryetar komune dhe mbi të gjitha si Ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti shkaktoi dëme të pariparueshme ndaj interesave të shqiptarëve dhe imazhit proeuropian të vendit.

Ai do të mbahet mend për politizimin e skajshëm të gjyqësorit, për pazaret “një prokuror nuk na çon në xhenet”, për sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve dhe skandalet e tjera ndër vite.

Prandaj, konsiderojmë se BDI-ja tallet me opinionin kur bën sikur shqetësohet për eurointegrimet, ndërsa zgjedh Blerim Bexhetin si personazh të agjendës së saj “europiane”.

VLEN nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e kësaj parodie. Integrimi europian kërkon qasje serioze dhe të sinqertë. Qeveria është e fokusuar në Agjendën Reformuese, e cila po zbatohet me shumë sukses dhe mirënjohje nga Brukseli.

Trending