Trendy

Nis vaksinimi për haxhilerët në Tetovë dhe Gostivar

Para 4 orë

Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë ka njoftuar nisjen zyrtare të procesit të vaksinimit për të gjithë qytetarët e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit që përgatiten për të kryer ritet e Haxhit. Ky proces, i udhëhequr nga reparti i Epidemiologjisë, paraqet një kriter të domosdoshëm mjekësor për të garantuar një udhëtim të sigurt drejt vendeve të shenjta, përcjell tetova1

Sipas institucionit, vaksinimi konsiderohet një hap i rëndësishëm parandalues për mbrojtjen e shëndetit të haxhilerëve, veçanërisht gjatë qëndrimit në ambiente me grumbullime të mëdha njerëzish. Për këtë qëllim, ekipet mjekësore janë mobilizuar për të ofruar shërbim efikas dhe profesional për të gjithë kandidatët.

Drejtuesit e Qendrës kanë shprehur mirënjohje për stafin shëndetësor, duke vlerësuar përkushtimin dhe korrektësinë e treguar gjatë këtij procesi.

“U urojmë haxhilerëve shëndet të plotë, rrugë të mbarë dhe pranim të ibadeteve të tyre,” thuhet në njoftimin e Qendrës, duke rikonfirmuar angazhimin për kujdes shëndetësor cilësor dhe siguri për të gjithë qytetarët./tetova1.mk/

Trending