SPB Shkup ka zbardhur veprën penale “tentativë vrasjeje”, është dorëzuar padi penale me procedurë të shpejtë
Zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.Ç. nga Shkupi, pasi më datë 23.04.2026, para një objekti hotelier në rrugën “Divizioni i 50-të”, i ka shkaktuar plagë me thikë personit A.Gj.. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për ngjarjen, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe rasti është zbardhur plotësisht.
Sulmuesi është privuar nga liria, ndërsa nga ana e Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore Shkup, është dorëzuar padi penale me procedurë të shpejtë kundër A.Ç. për veprën penale “tentativë vrasjeje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, personit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.










