Trendy

Rritja e çmimeve nga “Saubermacher”, reagojn nga “Më mirë për Tetovën”

Para 2 muaj

Pas votimit të sotëm në Këshillin Komunal të Tetovês ku u vendos rritja e çmimeve të shërbimeve nga Saubermacher për kategori të caktuara të amvisërive dhe bizneseve kanë reaguar nga Më mirë për Tetovën.

Në reagim në mes tjerash thuhet:

“Të nderuar Tetovarë, ​këshilltarët e VLEN-it sot votuan pro ngritjes 20% të çmimit të shërbimeve nga “Saubermacher”.

​Koalicioni VLEN-VMRO tradhëtoi besimin e qytetarëve dhe nuk mbrojti interesat e tyre. Këta këshilltarë harruan se kush janë dhe kë përfaqësojnë; në një moment, ata filluan të sillen si zëdhënës të “Saubermacher”, duke folur madje më tepër se vetë përfaqësuesit e kompanisë që ndodheshin në sallë”, thuhet në reagimin e MMT-së. /tetova1/

Screenshot

Trending