Trendy

Nesër një pjesë e Tetovës dhe fshatrat Përshevcë e Jazhincë pa rrymë

Para 2 orë

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv, nesër, e martë (28 prill 2026), disa zona në Tetovë dhe dy fshatra të komunës së Tearcës dhe Jegunovcës do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, përcjell tetova1

Ndërprerjet do të nisin në orët e mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orët e hershme të pasdites.

Orari i ndërprerjeve të planifikuara:

Tetovë

  • 09:00 – 14:00: Një pjesë e rrugës 146
  • 09:00 – 14:15: Objekte pranë Vero-s, përballë Shtypshkronjës së Vjetër
  • 09:00 – 14:15: Objekte te Vero, ish “Maqedonia Tabak”, Salla e Sporteve, Stacioni i Autobusëve, Lidl, Palma Mall
  • 09:00 – 14:15: Një pjesë e qytetit, zonat përreth Thertores së Vjetër

Përshevcë

  • 09:00 – 14:30: Një pjesë e fshatit, objektet në hyrje të fshatit

Jazhincë

  • 09:30 – 14:00: Një pjesë e fshatit, objektet pranë xhamisë

Nga EVN Maqedoni apelojnë që qytetarët dhe bizneset në këto zona të përshtatin aktivitetet e tyre në kohë, në përputhje me ndërprerjen e paralajmëruar të energjisë elektrike./tetova1.mk

Trending