Trendy

TRAGJEDI NË SERBI: Katër të vdekur pasi një shofer me “Ford” me 130 km/orë lëvizi në drejtim të kundërt në autostradë dhe u përplas me një veturë me të rinj

Para 8 orë

Katër persona humbën jetën në një përplasje frontale në autostradën Shabac–Ruma në Serbi, ndërsa mjekët në Qendrën Emergjente në Beograd po luftojnë për jetën e një 22-vjeçari.

Tragjedia ndodhi dje, kur drejtuesi i një “Ford”-i me targa të Beogradit, i cili lëvizte në drejtim të kundërt me shpejtësi prej 130 km/h, u përplas drejtpërdrejt me një “Golf” të zi. Në këtë automjet ndodheshin katër të rinj nga Ruma, të cilët, duke përdorur një aplikacion të njohur për ndarjen e udhëtimeve, po udhëtonin drejt Sllovenisë, raporton “Blic”.

Gjithsej katër persona humbën jetën në këtë aksident. Tre prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje: drejtuesi i “Ford”-it që shkaktoi përplasjen duke lëvizur në drejtim të kundërt, si dhe një djalë dhe një vajzë të rinj, pasagjerë në “Golf”.
Drejtuesi i “Golf”-it, 24-vjeçari M.P. nga Pocerski Dobriç pranë Shabacit, u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Sremska Mitrovicës, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Trending