Të hënën në ora 13:45, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S.(20) nga fshati Dëbërcë e Tetovës.
Gjatë një kontrolli në trafik, policia ka ndaluar një motoçikletë me targa të Tetovës që drejtohej nga ai, ku pas verifikimit është konstatuar se e drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi.
Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi përkatëse.










