Trendy

Raporti i autopsisë së viktimave të tragjedisë së Koçanit flet edhe për konsum të alkoolit e drogave

Para 3 orë

Një raport i institutit të mjekësisë ligjore pas autopsisë flet për prani edhe të alkoolit dhe drogave të ndryshme në gjakun e disa prej viktimave të tragjedisë së marsit të vitit të kaluar në lokalin Pulse në komunën e Koçanit.

Sipas një raporti të këtij institucioni të publikuar nga TV21, tek 48 viktima është gjetur “prania e alkoolit etilik në gjak si dhe substanca psikoaktive si kokaina, amfetamina dhe kanabisi.”

Prania e nivelit të lartë të CO2 në gjak e mushkëri gjatë zjarrit i cili e pat kapluar lokalin e ka shkaktuar vdekjen e tyre, kanë konstatuar ekspertët ligjor gjatë autopsisë së trupave të viktimave.

Në seancën e mbajtur sot të procesit gjyqësor, prokurorja Natasha Saramandova deklaroi se u konstatuan lëndime të rënda trupore, djegie në kokë, trup, krahë, këmbë, lëndime të brendshme, kompresione në gjoks, fraktura, dëmtime të rrugëve të frymëmarrjes dhe lëndime të tjera, raporton 360stepeni.

Nga të lënduarit, 20 prej tyre ishin fëmijë të cilët kishin pësuar lëndime serioze, sipas të dhënave të paraqitura sot në seancë.

Trending