Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit përbën ekuivalentin e një armë bërthamore ekonomike që Irani po përpiqet ta përdorë kundër botës.
“Ata po mburren se si mund të mbajnë peng 25% ose 20% të energjisë botërore”, ka thënë Rubio.
Ai i bëri këto komente për Fox News, duke shtuar shqetësimin për pasojat që mund të ketë kontrolli i kësaj pike strategjike në tregjet globale.
“Imagjinoni sikur të njëjtët njerëz të kishin qasje në një armë bërthamore”, ka thënë Rubio.
Rubio ka shtuar se lidershipi i Iranit është thellësisht i përçarë dhe se po ndjek një qasje të ashpër në qeverisje.
“Ata janë të gjithë të linjës së ashpër që e kuptojnë se duhet të drejtojnë një vend dhe një ekonomi, dhe ka të tillë që janë plotësisht të motivuar nga teologjia”, ka shtuar ai.










