Trendy

“Kemi përmbushur gjashtë pika”, Sali: Pres Raport pozitiv nga KE-ja

Para 3 orë

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në një deklaratë për mediat sot ka thënë se pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian deri në fund të qershorit pasi siç thotë, “gjashtë nga dhjetë pikat nga agjenda janë kah fundi i realizimit”.

“Deri më tani, 6 nga 10 pikat janë të përmbushura dhe në 4 pika jemi duke u koordinuar mes institucioneve për të plotësuar ato obligime që kemi marrë përsipër. Natyrisht jashtë këtyre hapave kemi dhe hapa të tjera të cilat janë në fazën reale për t’i plotësuar. Ato nuk janë futur në grejs periudhë që dmth se edhe nëse nuk plotësohen deri në qershor ato kanë afat deri në fund të vitit t’i plotësojmë duke mos humbur qasjen tonë deri te fondet e KE-së të cilat janë të garantuara për çdo pikë në veçanti”, deklaroi Sali.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, i cili tha se vendi mund të humb 47 milion euro nga plani për zhvillim.

“Këto janë paralajmërime për periudhën që vijon dhe nuk kanë të bëjnë për punën e deritanishme”, ka thënë Bekim Sali, zv/kryeministër i parë dhe ministër i eurointegrimeve.

Trending