Trendy

Tragjedi në Itali/ Gjendet pa shenja jete në banesë 11-vjeçarja shqiptare

Para 4 orë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë vetëm 11-vjeçe është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj në zonën e Porcarit, në provincën e Luccas.

Alarmi është dhënë rreth orës 17:40, kur shërbimet e emergjencës janë njoftuar për një situatë kritike.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur manovrat e reanimimit në përpjekje për të shpëtuar të miturën, por fatkeqësisht çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme.

Joq shkruan se 11-vjeçarja ishte me origjinë shqiptare, megjithëse ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet italiane.

 

Trending