Trendy

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5%, me ligjin e ri do ketë edhe masa ndëshkuese

Para 3 orë

Ligji për përfaqësim adekuat, Sali: S’mund të manipulohet, shqyrtojmë aspektin penal. Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali…

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai është një hap drejt plotësimit real të të drejtave të shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera në vend. Ligji nuk do të manipulohet, shton Sali, ndërkaq në të ardhmen do të bisedohet nëse do të ketë masa ndëshkuese për ata që nuk e respektojnë ligjin. Sali njëherësh thekson se në periudhën prej kur është hequr balancuesi, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është rritur për 0.5%.

“Mendoj se trupi koordinues që do të jetë i formuar nga Qeveria i ka ingerencat e plota që të ndërmarrë masën për të miratuar akte nënligjore me të cilat mund të parashihen edhe gjoba. Qëllimi i ligjit nuk është të gjobitet një drejtor, ministër në aspektin financiar, por gjoba do të jetë publike dhe politike që mendoj se gjoba politike për një drejtues të institucionit është me e madhe se gjoba materiale. Pothuaj se dy vite funksionojmë pa balancues dhe pa ligjin dhe kemi rritje në përfaqësimin e shqiptare në Administratë Publike prej 0.5% Tash parashtrojmë pyetjen: në çka u bazuam ne, me cilën e rritëm numrin e administratorëve për 0.5%. As balancues, as ligj. E kur do të kemi ligj, ai do të jetë obligim edhe më i madh për ekzekutivin.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Bekim Sali.

Trending