Trendy

14 shoferë të arrestuar në 24 orë për shkelje të rënda në trafik

Para 2 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria 14 shoferë në të gjithë territorin e vendit për shkak të drejtimit të pakujdesshëm dhe shkeljeve serioze të rregullave të komunikacionit, përcjell tetova1

Sipas MPB-së, nëntë prej tyre kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, tre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë drejtuar automjet pavarësisht se kishin ndalim aktiv për drejtim. Rastet janë evidentuar në disa qytete, përfshirë Shkupin, Prilepin, Velesin, Gjevgjelinë, Vallandovën dhe Tetovën.

Një nga rastet më të rënda është regjistruar në Tetovë, ku një shofer pa leje drejtimi kishte qenë i përfshirë edhe në një aksident trafiku. Ndërkohë, në Ohër një shofer nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident me automjetin që drejtonte.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale ndaj të gjithë të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

“Janë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit; nëntë kanë drejtuar pa leje, tre nën ndikimin e alkoolit dhe dy me ndalim aktiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve nëntë kanë drejtuar pa patentë shoferi, tre nën ndikimin e alkoolit dhe dy me ndalim aktiv për drejtim.

Tre shoferë në Shkup, dy në Prilep dhe nga një në Veles, Gjevgjeli, Vallandovë dhe Tetovë kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi. Shoferi në Tetovë më parë kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me automjetin që e drejtonte. Nga një shofer në Shkup, Ohër dhe Negotinë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Ohër ka shkaktuar edhe aksident trafiku me automjetin që e drejtonte. Ndërsa nga një shofer në Manastir dhe Kërçovë kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe regulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt.”, përfundojnë nga MPB./tetova1.mk

Trending