Trendy

Aksident i rëndë në Tetovë: Makina godet 29-vjeçarin, përfundon me lëndime të rënda

Para 3 orë

Më 28.04.2026, në ora 07:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një automjet i udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (54) nga Tetova, ka goditur këmbësorin A.K. (29) po ashtu nga Tetova.


​Në këtë aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB Tetovë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Trending