Trendy

Bllokada e Trump, kryetari i parlamentit iranian: SHBA-ja po synon të na rrëzojë nga brenda!

Para 2 muaj

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se SHBA-të kanë hyrë në një fazë të re të luftës që synon të rrëzojë Iranin nga brenda. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili është shfaqur si figurë kryesore që nga fillimi i konfliktit, deklaroi se bllokada amerikane ka për qëllim të mbjellë presion ekonomik dhe përçarje të brendshme.

“Donald Trump e ndan vendin në dy grupe: ata të vijës së ashpër dhe ata të moderuar dhe më pas menjëherë flet për një bllokadë detare për ta detyruar Iranin të nënshtrohet përmes presionit ekonomik dhe mosmarrëveshjeve të brendshme. Armiku ka hyrë në një fazë të re dhe dëshiron të aktivizojë presionin ekonomik dhe përçarjen e brendshme përmes bllokadës detare dhe reklamimit mediatik për të na dobësuar ose edhe për të na bërë të shemben nga brenda”, tha ai.

Më herët sot, një burim sigurie i tha televizionit iranian se Teherani së shpejti do të ndërmarrë “veprime ushtarake të paprecedentë” për shkak të bllokadës amerikane.

Trending