Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor nga Manastiri, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident rrugor duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir kundër J.S. (49), nëpunës policor në Stacionin Policor Novaci, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, e paraparë dhe e ndëshkueshme sipas nenit 297-a paragrafi 1 të Kodit Penal.
Nga MPB bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 17:42, kur i dyshuari, jashtë orarit të punës, në rrugën Manastir–Novaci, ka drejtuar automjet të tipit “Hjundai” me targa të Manastirit, nën ndikimin e alkoolit, me 1.51 promilë alkool në gjak, duke shkaktuar aksident rrugor.
Njoftimi i plotë i MPB-së:
“Kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor
Sektori i Punëve të Brendshme Manastir drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër J.S. (49) nga Manastiri, nëpunës policor në SP Novaci, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, e paraparë dhe e ndëshkueshme sipas nenit 297-a paragrafi 1 të Kodit Penal. Ai më datë 24.10.2025, në orën 17:42, në periudhën kur nuk ka qenë në detyrë, në rrugën Manastir–Novaci, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjet udhëtarësh “Hjundai” me targa të Manastirit, përkatësisht me 1,51 promilë alkool në gjak, me ç’rast ka shkaktuar aksident rrugor”, përfundojnë nga MPB./tetova1.mk










