Trendy

Hoxha siguron funksionim të plotë dhe transparencë të fondeve “IPARD”: Bujqit mund të aplikojnë me besim të plotë

Para 3 orë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha ka njoftuar nga Kuvendi se programi IPARD është tashmë plotësisht funksional dhe se, pas kontrolleve të kryera, nuk ekziston asnjë dyshim mbi menaxhimin e fondeve evropiane, përcjell tetova1

Hoxha thekson se raportimi i tij në Parlament shënon kalimin nga puna në terren drejt llogaridhënies institucionale, duke siguruar transparencë të plotë për procesin.

“Nga terreni te llogaridhënia në Kuvend.

Sot në Parlament konfirmova zyrtarisht: Programi IPARD është plotësisht funksional. Pas kontrolleve rigoroze, asnjë hije dyshimi nuk rëndon mbi fondet evropiane.

Bujqit tanë mund të aplikojnë me besim të plotë. Punë në terren, transparencë në institucione!”, përfundon Hoxha./tetova1.mk

Screenshot

Trending