Trendy

Gëzim Kadriu nga ASH: “Kryeministri Mickoski ka kërkuar që Arben Taravari ta mbështesë për komunën e Kërçovës, që ta fitojë VMRO-DPMNE-ja”

Para 1 orë

Gëzim Kadriu nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka deklaruar se asnjë pikë e programit të koalicionit VLEN nuk po realizohet dhe se, sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski po e kontrollon plotësisht qeverinë.

Ai tha se, në prag të zgjedhjeve lokale, janë diskutuar marrëveshje politike mes palëve, ku sipas tij është kërkuar mbështetje për VMRO-DPMNE-në në disa komuna, përfshirë Kërçovën dhe Bërvenicën, si dhe mosnxjerrje kandidati në Butel, në këmbim të qëndrimit në qeveri.

Kadriu shtoi se brenda partisë është konstatuar se VMRO-DPMNE ka një projekt të vetëm politik, të cilin ai e përshkruan si dominim të interesave maqedonase.

“Asnjë pikë e programit të koalicionit VLEN nuk po realizohet. Kryeministri Hristijan Mickoski, kontrollon sot 100% të qeverisë. U afruan kohërat për zgjedhje lokale që u realizuan dhe dua t’i bëj publikë këtu sonte disa gjëra që ndoshta nuk janë thënë në media asnjëherë. Kryeministri Mickoski ka kërkuar që Arben Taravari, ta mbështesë për komunën e Kërçovës, që ta fitoje VMRO DPMNE-ja, për Bervenicën dhe që në Komunën e Butelit të mos nxjerrim kandidat. Në këmbim të heshtjes së qëndrimit në qeveri. Këtu në u ndalëm, kryesia e ngushtë e partisë, na informoi z. Taravari se si qëndron situata dhe aty konstatuam se beteja e VMRO DPMNE-së, është vetëm një. VMRO DPMNE-ja, ka vetëm një projekt dhe ai është, Maqedonia e Maqedonasve”, tha Gëzim Kadriu nga ASH./Alsat.mk. 

Trending