Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rastin e tentimit për djegien e objektit fetar të Bashkësisë Hebraike në Shkup, që ndodhi më 12.04.2026 rreth orës 04:50.
Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga Sektori për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në kuadër të Departamentit për Luftë kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në koordinim me SPB Shkup dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar një sërë masash operative-taktike në territorin e Shkupit.
Më 30.04.2026, në bashkëpunim me SPB Shkup dhe OSPО, nën drejtimin e një prokurori kompetent nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, dhe me urdhra të mëparshëm për bastisje, janë kryer kontrolle në 13 lokacione në Shkup. Gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar sende dhe pajisje elektronike që lidhen me veprën penale.
Me urdhër të prokurorit publik, personat janë ndaluar për procedura të mëtejshme. Ndërkohë, është ngritur kallëzim penal ndaj A.L. (21) nga Shkupi për veprën penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b të Kodit Penal, si dhe ndaj A.R. (38) nga Shkupi për të njëjtën vepër në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal.
Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, për të dy personat është caktuar masa e paraburgimit.
Trending










