Trendy

Irani shfrytëzon armëpushimin me SHBA-të, përgatit raketat dhe armatimet e fshehura nën tokë për sulme të reja

Para 3 orë

Raportohet se Irani po e shfrytëzon armëpushimin me SHBA-në për të nxjerrë dhe përgatitur për përdorim raketat dhe municionet e tij.

Teherani ka shtuar përpjekjet për të nxjerrë armët që i kishte fshehur nën tokë ose që ishin varrosur nën rrënoja nga sulmet amerikane dhe izraelite, i thanë një zyrtar amerikan dhe dy burime të tjera NBC News.

Më herët këtë muaj, sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Uashingtoni kishte indikacione se Irani po përpiqej të rindërtonte kapacitetet e tij ushtarake.

“Ne e dimë se çfarë asetesh ushtarake po zhvendosni dhe ku po i zhvendosni ato”, tha ai.

“Ndërsa ju po gërmoni – që është pikërisht ajo që po bëni, duke gërmuar nga objektet e bombarduara dhe të shkatërruara – ne vetëm sa po bëhemi më të fortë.

“Po gërmoni lançuesit dhe raketat që ju kanë mbetur pa pasur mundësi t’i zëvendësoni ato”, u shpreh ai.

Trending