Trendy

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Para 4 orë

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Por, këtë iniciativë po zotohet se do ta luftojë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Ne së shpejti do të kemi ushtrime të rëndësishme me ta (NATO). Po bisedojmë me ta, shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Do të luftojmë që diçka e tillë të mos ndodhë. Mos harroni se ekzistojnë katër vende që janë anëtare të NATO-s, siç janë edhe pesë anëtare në BE, që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si kjo mund të kalojë lehtë, por të presim e të shohim”, tha Vuçiq për gazetarët, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug“, transmeton Klankosova.tv.

Trending