Trendy

LSM mbajti protestë, kërkon pagë minimale prej 600 euro

Para 3 orë

Për pagë, nuk lutemi, por luftojmë. Nën këtë moto sindikata mblodhi qindra punonjës që protestuan për ditën e 1 majit, duke kërkuar paga më të larta”.

Protestuesit thonë se ky është mesazh për të gjithë ata që duan ti nënvlerësojnë punëtorët. Ata deklarojnë se janë në rrugë për të kërkuar siguri po edhe dinjitet për të gjithë punëtorët, megjithatë, të gjithë kanë një kërkesë të përbashkët dhe ajo është rritja e menjëhershme e rrogës minimale.

Qytetar
“Kërkesa është e qartë, se rrogat janë të ulta dhe të njejtat duhet të rriten”.

QYTETARE

Kërkesa ime është që të gjithë punonjësit ta vlerësojnë veten sepse punëtorët e bëjnë shtetin, prandaj duhet të jetë këtu me ne, ta ngrenë zërin, në nderë të atyre që humbën jetën duke kërkuar 8 orë punë”.

Punonjësit morën përkrahje edhe nga pensionistët.

QYTETAR

Jam pensionist, jetoj këtu afër, praktikisht jam në oborrin tim, këtu jam për të mbështetur ish kolegët e mi me të cilët kam punuar, prandaj”.

Ndërkaq, kreu i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov tha se protestat janë për shkak se rreth 260 mijë punonjës jetojnë me pagë nën 600 euro.

SLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

Duhet të luftojmë edhe më ashpër, duhet të luftojmë edhe më shumë sepse pagat janë të ulta. Sot, për fat të keq 260 mijë punonjës jetojnë me pagë nën 600 euro, ndërsa për fat të keq këtu jemi vetëm disa mijëra njerëz për protestë”.

Në protestë folën edhe të tjerë sindikalist, e kjo ishte porosia e tyre.

SINDIKALIST

Si sindikatë e pavarur e arsimit qëndrojmë fuqishëm pas kërkesave tona, e këkresa jonë është respektimi i marrëveshjes kolektive, të respektohet mënyra e përllogaritjes së pagës në bazë të koeficientit të rrogës minimale. Kërkojmë që sa më shpejtë të fillojë të respektohet marrëveshja kolektive dhe vlerësimi dinjitoz të punës së të punësuarve në arsim”.

SINDIKALIST

Në Maqedoni, trendi më i ri, momentalisht është që të bëhet inzhiniering sindikal. Besoni se vetëm LSM-ja është në krah dhe mbron punonjësit, ashtu është, ashtu ka qenë dhe ashtu do të mbetet. Nuk mundet që sindikatët të thonë se për 1 maj nuk duhet të protestohet, kjo është turp i vërtetë për një sindikalist”.

Ndërsa qindra punonjës e pensionist protestonin, për qytetarët e tjerë dita e sotme ishte normale, disa prej tyre kalonin rreth protestuesve, ndonëse ishin me qese të mbushura e sapo kishin dalë nga marketet e lagjeve./SHENJA/

Trending