Trendy

Programuesi Rexhep Aliu nga Veshalla krijon aplikacionin “iLibri” për libra audio shqip falas

Para 2 orë

Programuesi nga Veshalla e Tetovës, Rexhep Aliu, ka zhvilluar një platformë të re digjitale të quajtur iLibri, e cila u mundëson përdoruesve të dëgjojnë libra në gjuhën shqipe pa pagesë, shkruan tetova1

Aplikacioni është konceptuar si një bibliotekë audio, ku përdoruesit mund të qasen në një përzgjedhje të librave nga fusha të ndryshme si historia, kultura dhe letërsia shqipe. Përmes tij, librat mund të dëgjohen në çdo kohë dhe vend, si dhe të shkarkohen për përdorim offline.

Ndër funksionalitetet kryesore të platformës përfshihen edhe ruajtja e librave të preferuar dhe vazhdimi i dëgjimit nga pika ku është ndërprerë.

Sipas zhvilluesit Rexhep Aliu, projekti synon të afrojë më shumë lexuesit me librin shqip në një formë moderne dhe të përshtatshme për epokën digjitale.

Aplikacioni është aktualisht i disponueshëm për pajisjet iOS, ndërsa pritet së shpejti të lansohet edhe për përdoruesit e Android./tetova1.mk/

Trending