Trendy

Cilat kompani fituan më shumë në Maqedoni për vitin 2025?!

Para 3 orë

Në krye të listës së Top-50 fitimeve dominojnë bankat, operatorët e telekomunikacionit, kompanitë farmaceutike si Alkaloid dhe Mega Vital (Zegin), si dhe kompani nga sektori i energjisë elektrike, tregtia e karburanteve, por edhe nga sektori i materialeve ndërtimore si Usje Titan, IGM Trade, Knauf Radika dhe Conti Hidroplast. Siç pritej, këto sektorë dominojnë listën e kompanive me fitimet më të mëdha. “Faktor” edhe këtë vit siguroi të dhënat për fitimet më të mëdha të realizuara nga kompanitë në Maqedoni gjatë vitit të kaluar.

Në listë janë edhe kompani që operojnë si investitorë në zonat industriale, si Johnson Matthey, VDL Bus (Van Hool), Magna Mirrors, Amphenol Technology dhe Kostal.

Nga industria e duhanit përfshihen Philip Morris dhe Imperial Tobacco, ndërsa nga sektori i minierave janë Knauf Skopje, Bucim dhe Mermeren Kombinat Prilep. Nga aktivitetet e lojërave të fatit janë Apex MK dhe Casinos Austria.

Nga prodhimi i pijeve janë Pivara Skopje dhe M-6 (Tikvesh). Në sektorin e ndërtimit të banesave më të suksesshmet janë East Gate Living dhe Adora. Te tregtarët e automjeteve janë Mak Autostar dhe Porsche Macedonia, ndërsa nga zinxhirët e shitjes me pakicë në Top-50 janë vetëm KAM dhe Kipper Market.

Trending