Çorapet e vjetra, të cilat zakonisht hidhen si mbeturina, mund të përdoren në mënyra të ndryshme praktike në shtëpi, sipas këshillave të ekspertëve të organizimit.
Ato mund të shërbejnë për pastrim, pasi materiali i tyre mbledh mirë pluhurin dhe mund të përdoren për të fshirë mobiliet, raftet, radiatorët apo vende të vështira për t’u arritur.
Gjithashtu mund të vendosen në dorë për pastrim më të lehtë të sipërfaqeve.
Çorapet e vjetra përdoren edhe për largimin e aromave të pakëndshme.
Nëse mbushen me sodë bikarboni, oriz ose bimë të thata si livanda, mund të vendosen në këpucë ose dollap për të thithur lagështinë dhe aromat e padëshiruara.
Ato janë të dobishme edhe gjatë paketimit ose shpërnguljes, pasi mund të mbrojnë sende të brishta si gotat apo objektet e qelqit nga dëmtimi.
Disa i përdorin edhe për kopshtari, duke i prerë për të lidhur bimët pa i dëmtuar kërcenjtë.
Në disa raste, çorapet përdoren edhe si mbajtëse sapuni për pastrim më të lehtë të banjës apo lavamanit.
Ky është një mënyrë e thjeshtë për të ripërdorur gjërat e vjetra dhe për të reduktuar mbeturinat në shtëpi.










