Mbrëmjen e sotme, policia e Tetovës ka arrestuar dy persona pranë Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), raporton Tema.mk. Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor tek të dyshuarit është gjetur lëndë narkotike. Po ashtu, bëhet e ditur se të arrestuarit janë banorë të Tetovës.
Nga policia pritet që gjatë ditës së nesërme të publikohen informacione shtesë lidhur me rastin dhe rrethanat e arrestimit./Tema.mk/










