Një vajzë 14-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur më 2 maj 2026 në Shkup, pas përplasjes mes një trotineti elektrik dhe një veture, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55 në kryqëzimin mes rrugëve “Gorno Lisiçe” dhe “Gjorgji Kapçev”. Në ngjarje janë përfshirë një veturë “Hyundai” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.J. (55) nga Shkupi, dhe një trotinet elektrik “Xiaomi”, që drejtohej nga e mitura.
Si pasojë e përplasjes, vajza ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe të gjitha rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja./tetova1.mk










