Trendy

Një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfundon në paraburgim pasi e rrahu bashkëshorten

Para 3 orë

Rade Ristovski, pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, është dërguar në paraburgim prej tetë ditësh për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, Sara.

Informacioni për TV 24 është konfirmuar nga burime në Gjykatën Penale si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave nga burime policore, Ristovski është pjesë e sigurimit të kryeministrit dhe ka qenë i angazhuar në pozicion pune si sigurim, përkatësisht në ekipin paraprirës.

Sipas informacioneve të TV 24, bashkëshortja e Rades, Sara Ristovska është mjeke dhe pronare e një ordinance private. Burime nga Gjykata Penale bëjnë të ditur se ndaj Ristovskit po zhvillohet procedurë për një vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Trending