Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, Vullnet Ollomani, ndau sot 18 vendime pune për profesionistë të rinj shëndetësorë.
Ollomani theksoi se institucioni po fuqizohet me kuadro të reja, të cilët vlerësohen dhe punësohen në vendin e tyre.
Duke u drejtuar të punësuarve të rinj, drejtori u uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre fisnike, duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Gostivarit.
“Do të vazhdojmë me përkushtim të forcojmë institucionet shëndetësore, duke hapur dyert për profesionistët tanë.
Ndërtojmë bashkërisht një shëndetësi më funksionale dhe më dinjitoze,” tha Ollomani.










