Trendy

Në pranga 26 vjeçari nga Poroji, ja çfar i ka gjetur policia…

Para 3 orë

Të dielën në ora 14:00, te vendi i quajtur “Banjishtë” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin S.K. (26) nga fshati Poroj i Tetovës.

Gjatë një kontrolli në trafik, është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, ndërsa pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ai nuk kishte dhënë provimin për patentë shofer, si dhe tek ai janë gjetur marihuanë dhe një thikë.

Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, thuhet në raportin e SPB-Tetovë.

Trending