Trendy

“Rihapja e Ngushticës së Hormuzit është prioritet”, Macron: Evropa të reagojë!

Para 3 orë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka theksuar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit mbetet një çështje me përparësi për aktorët ndërkombëtarë.

“Prioritet është rihapja paqësore dhe e koordinuar e Ngushticës së Hormuzit, së bashku me monitorimin dhe transparencën”, u shpreh Macron gjatë fjalës së tij në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ai tha gjithashtu se situata kërkon vëmendje të shtuar edhe në aspektin ekonomik, duke paralajmëruar ndërhyrje të mundshme në rast abuzimesh në treg.

“Nëse ka fitime të tepërta ose sjellje spekulative, evropianët do të duhet të reagojnë”, deklaroi presidenti francez.

Deklaratat vijnë mes tensionesh në rritje në rajonin e Gjirit, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nyje kyçe për transportin global të naftës dhe gazit.

Trending