Trendy

Mickoski nuk pret ndryshim në marrëdhëniet me Bullgarinë

Para 3 orë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndryshim në marrëdhëniet dhe atmosferën midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, atmosfera midis dy vendeve do të bëhet edhe më e nxehtë sepse, siç tha ai, në vendin tonë ende ka struktura politike dhe shoqërore që janë të gatshme të gjunjëzohen para autoriteteve bullgare dhe të jenë indi i butë i politikës së jashtme maqedonase.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Derisa kemi struktura politike dhe forca shoqërore, unë nuk pres ndryshim të raportit me fqiun lindor. Ne si Qeveri jemi gjithënjë të gatshëm dhe sigurisht që jemi të gatshëm të pranojmë ato argumente që mbizotërojnë, ashtu siç presim që pala kundërshtare të pranojë argumentet tona nëse ato mbizotërojnë”.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i kundërpërgjigjet Mickoskit duke i thënë se për dy vite nuk ka bërë asgjë, ndërsa tani flet për reforma.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Ja Hristijan Mickoski paralajmëroi se në qershor do të bëjmë progres. Çfarë progresi do të bëjmë?  Ai nuk ka bërë asgjë për dy vite, tani do t’i zbatojë të gjitha reformat deri në fund të qershorit. A do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese? A e keni pyetur nëse do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që të jemi vërtet, siç thotë ai, krah për krah me Malin e Zi sepse është e qartë se çfarë duhet bërë”.

Filipçe shtoi se përparimi i vendit është i qartë, realizimi i ndryshimeve kushtetuese që janë kyçe për vazhdimin e procesit eurointegrues të shtetit. /SHENJA/

Trending