Trendy

Irani paralajmëron Emiratet: Nuk do të tolerojmë një ‘proxy’ të Izraelit në Gjirin Persik

Para 3 orë

Irani nuk do të tolerojë që Emiratet e Bashkuara Arabe të veprojnë si një “proxy i Izraelit” në Gjirin Persik, deklaroi Mohammad Eslami, studiues në Universitetin e Teheranit.

Sipas tij, Emiratet kanë zgjedhur një rol që i vendos përballë jo vetëm Iranit, por edhe aktorëve të tjerë rajonalë. “Emiratet janë të përfshira në disa konflikte njëkohësisht, jo vetëm me iranianët, por edhe me Arabinë Saudite, Katarin dhe Omanin,” tha ai.

Eslami vlerësoi se kjo situatë po e izolon gjithnjë e më shumë Abu Dhabin në rajon dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të rishikojnë qasjen e tyre strategjike. “Ekonomia globale po dëmtohet. Kjo është një fakt. Amerikanët duhet të reflektojnë më shumë mbi mungesën e një strategjie të qartë në këtë konflikt,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai theksoi se Teherani po shqyrton zgjidhje diplomatike për krizën aktuale. “Kjo nuk do të thotë dorëzim. Irani po mendon për zgjidhje politike,” deklaroi Eslami.

Trending