Trendy

“Rruga Shkup- Bllacë”, Mexhiti: Presim përgjigje pozitive nga Banka Evropiane për Zhvillim

Para 13 orë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 duke komentuar projektin e rrugës Shkup- Bllacë tha se pret këto ditë përgjigje pozitive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për fillimin e punimeve, përcjell tetova1

“Këto 4- 5 ditë presim përgjigje pozitive nga Banka Evropiane për Zhvillim ku shumë shpejt do të fillojnë punimet. Jam marrë në vazhdimësi me këtë, edhe qeveria e Kosovës sepse është lidhja kryesore me Kosovën, pra interes i dyanshëm dhe do të realizohet në bazë projektit të paraparë”, tha Mexhiti.

Patjetër lidhja edhe me Strugën

Lidhur me Korridorin 8, tha se nuk ka dilemë për ta lidhur me Shqipërinë, prandaj kjo po zgjerohet në Qafë Thanë.

“E vetmja dilemë është se Liqeni i Ohrit është i mbrojtur nga UNESKO dhe se a duhet të lidhet para aeroportit apo pas aeroportit të Ohrit, propozimi është prapa, këtu presim vlerësimin e UNESKO-s, pra lidhjen me Qafë Thanë. Patjetër do jetë këtu lidhja edhe me Strugën”, ka thënë mes tjerash Mexhiti./tetova1.mk

Trending