Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli vendimin për Stojançe Jovanovskin, i cili u akuzua për tre vepra penale – lëndim trupor si vepër e vazhdueshme penale në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë, si dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje, në një rast që lidhet me tragjedinë e 2 marsit të këtij viti, kur humbën jetën bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare Katja.
Stojançe Jovanovski është dënuar me 12 vjet burg. Jovanovski u dënua me dënimin maksimal për të tre veprat penale – 5 vjet për lëndim trupor, 3 vjet për rrezikim të sigurisë dhe 5 vjet për nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje. Sipas Kodit të Procedurës Penale, dënimi maksimal me burg është 12 vjet.
Prokuroria kërkoi që ai të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Gjykimi filloi në fund të marsit dhe gjatë procedurave u prezantuan materiale audio dhe video, të cilat, sipas prokurorisë, dokumentojnë raste të dhunës fizike dhe psikologjike.










