Trendy

Padi penale ndaj një 70-vjeçari nga Tetova: Vodhi portofolin në spitalin e Gostivarit dhe tërhoqi para nga bankomati

Para 2 orë

Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka parashtruar padi penale kundër S.H.(70) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale „vjedhje“ dhe „hyrje në sistem kompjuterik“. Më 11.11.2025, në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, i denoncuari i ka marrë portofolin personit I.P.(69), në të cilin kishte 15.000 denarë, dokumente personale dhe një kartelë bankare, me ç’rast më vonë, përmes një bankomati të një banke në Tetovë, e ka keqpërdorur kartelën bankare dhe në dy raste ka tërhequr 41.600 denarë, duke shkaktuar një dëm total prej 56.600 denarësh.

Trending