Tema mëson ekskluzivisht se një mjek, i punësuar në Spitalin e Tetovës është rrahur brutalisht në Tetovë. Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia jonë, mjeku është sulmuar në rrethana ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk ka detaje zyrtare për motivet apo mënyrën se si ka ndodhur rasti.

Emri i mjekut është i njohur për redaksinë tonë, por për momentin nuk publikohet deri në zbardhjen e plotë të rastit nga autoritetet kompetente. Pritet që organet e rendit të dalin me informacione shtesë gjatë orëve në vijim./Tema.mk/