Lajme

Shkollat boshatisen kurse dikush ia thek këngën e Keq Hysenit (video)

Autori

Autori

Portali Tetova

March 7, 2024, 09:03

Shkollën shqipe e kemi në një situatë kur na ikin mësuesit,boashatisen shkollat, boshatisen fshatrat, boshatisen qytetet, kurse dikush ia thek këngën e keq Hysenit.
Kjo është e pafalshme.Kështu e përshkruan gjendjen në arsimin shqip, kryetari I Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë Hasan Jashari.Kësisoji, dita e mësuesit, 7 Marsi i vitit 2024 e gjen arsimin shqip skajshmërisht të politizuar.Kështu thonë profesorët të cilët pohojnë se krahas politikës, mungesa e librave, kuadrove të mirëfillta kanë bërë që gjendja e arsimit të jetë në nivel të ulët dhe të degraduar.
Prandaj, nxënësit shqiptar dalin më të dobët në Testimet Ndërkombëtare. “Arsimi është I politizuar nëse kryetari I komunës urdhëron drejtorët që me SMS porosi që të thirrë arsimtarët që të shkojnë në një tubim partiak.
Ai është politiizim pa shembull I arsimit. E njejta që është që drejtorët edhe arsimtarët, por edhe njerëzit e punësuar në administratë janë peng të atij punësimi.Janë peng të kryetarit të komunës, janë peng të kryetarit të partisë dhe partisë në pushtet.Kjo njëherë e përgjithmonë duhet të ndërpritet”, thotë Jashari.
Profesorët thonë se fajtorë për këtë gjendje janë të gjithë. Sipas tyre, politizimi I arsimit shqip është për të ardhur keq“Nëse nuk çlirohemi nga politika, nga e çlirojmë arsimin nga politika, do të kemi situatë ende më të rëndë se kjo në të cilën ndodhemi. Të gjithë e dijmë dhe jemi të bindur se duke filluar nga shkollimi fillor, ai i mesëm si dhe arsimi sipëror se politizimi ka ngulfatur tërë kualitetin e arsimit.
Edhe kuadrot që dalin edhe niveli I arsimit, janë viktimë e politizimit të arsimit dhe politizimi I arsimit shqip është për të ardhur keq”, thotë profesori Satki Ismaili.Këto komente janë bërë në vigjilje të shënimi të 7 marsit, ditës së arsimit shqip, kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë në vitin 1887.
Një manifestim I këtillë u mbajt në Tetovë, i organizuar nga komuna e Tetovës dhe Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art,Deklarat Zeqiri KadriuProfesorët janë shprehur se duhet që të mendohet më shumë në atë drejtim që edhe sistemi arsimor gjatë mësimdhënies të ndryshojë rrënjësisht dhe të merren shembull parkatikat më të mira evropiane.Gjendja në arsim shqip është për të ardhur keq.TV KOHA

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA