Trendy

Aksion policor në Gostivar dhe rrethinë – në pranga tre persona, ja çfarë u ka gjetur policia

Para 2 orë

Më 08.05.2026, nga ora 14:30 deri në 19:00, zyrtarët policorë nga Njësia e Kriminalistikës në Gostivar kanë privuar nga liria E.A. (24) dhe D.SH. (24) në Gostivar, si dhe L.G. (20) nga fshati Banjicë e Poshtme.
Gjatë kontrollit te E.A. janë gjetur dhe sekuestruar një telefon mobil dhe sende me mbetje të substancave narkotike.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gostivar, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të D.SH., ku janë gjetur disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe para në valuta dhe prerje të ndryshme.
Po ashtu, bastisje me urdhër gjykate është kryer edhe në shtëpinë e L.G. në Banjicë të Poshtme, ku janë sekuestruar një qese me marihuanë dhe një pushkë e kalibrit të vogël me kornizë prej katër fishekësh.
Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.

Trending