Trendy

Komuna e Tetovës lëshoi në përdorim shërbimet digjitale!

Para 2 orë

Pas pesë viteve pritje dhe premtimeve për një administratë moderne, Komuna e Tetovës ka lëshuar në përdorim pakon e shërbimeve digjitale të financuara nga Bashkimi Evropian. Ndonëse projekti synon të eliminojë radhët e gjata në sportele dhe të luftojë burokracinë në urbanizëm e transport, mbetet pikëpyetje nëse qytetarët janë të përgatitur për këtë tranzicion dhe sa do të jetë funksional ky sistem në një ambient ku shërbimet fizike shpesh kanë dështuar.

“Banorët do të përfitojnë shërbime shumë efikase përmes aplikacionit dhe aplikacioneve që janë në uebfaqe ku do marrim shërbime, sidomos ndërmarrjet që merren me shërbime ndaj qytetarëve e që kanë të bëjnë me lidhjen me shërbimet e komunës. Pra bëhet fjalë për një proces gati se qind për qind të digjitalizuar”, tha Bilall Kasami.

Bashkimi Evropian, si financues kryesor, e sheh këtë si një kriter për rrugën euro-integruese. Ambasadori Mihalis Rokas ishte i qartë: pa digjitalizim nuk ka modernizim të shtetit, por ai theksoi se ky transformim duhet të ndjehet drejtpërdrejt në xhepin dhe kohën e investitorëve dhe qytetarëve.

“Është një nga proceset kyçe për komunat evropiane, solucioni digjital për komunën e Tetovës dhe e konsiderojmë si projekt transformues shumë të suksesshëm sepse do lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve por po ashtu edhe investitorëve që duan të vijnë të investojnë në Tetovë. Po ashtu përgatit komunat dhe vendin për aksesin në BE, sepse digjitalizimi është plani kryesor i agjendës evropiane reformuese”, tha Mihalis Rokas.

Trending